Politike

“PD të distancohet nga Berisha” Rilindja Demokratike bashkohet me Godolen, pendohet brenda pak orëve dhe fshin lajmin: Ask

31 Gusht 2021, 18:10 Nga DOSJA
“PD të distancohet nga Berisha” Rilindja Demokratike bashkohet

TIRANË– “Sekretarja e re për të Përndjekurtit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha”, ky ishte tituli që mbante një artikull mesditën e sotme në median zyrtare të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”. Brenda këtij lajmi raportohej sugjerimi i Godoles, e cila sot tha se sipas saj selia blu duhet të ndjekë shembuj ndërkombëtarë dhe të distancohet nga ish-kryetari, por pa ia hedhur poshtë kontributin. Këtu, Godole citoi rastin e ish-kancelarit Helmut Kohl.

Ky lajm i publikuar në këtë faqe mund të merret dhe si një përgjigje zyrtare e selisë blu për mosfutjen e ish-kryeministrit Berisha në Parlament, siç qartë e kërkoi dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Artikulli u shpërnda edhe në profilin e Gazmend Koduzit në Facebook, ish-drejtuesi i fushatës për shëndetësinë, duke treguar edhe qëndrimin e këtij të fundit, por lajmi tani është fshirë. Nëse klikoni mbi link, do t’ju shfaqen fjalët: Kërkojmë ndjesë, faqen të cilën po kërkoni nuk egziston.

Rilindja Demokratike siç duket është ‘penduar’ për këtë shkrim dhe e ka fshirë, duke dhënë dhe një sqarim, në një tjetër artikull.

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër. Mirënjohje të gjithë lexuesve për sygjerimet e tyre. Bledi KASMI,”- shkruhet në lajmin e postuar në RD, gjë që i përgjigjet dhe Godoles.

Qëndrimi i RD-së u kuptua, por vetë Koduzit i ka mbetur linku i lajmit në Facebook. Siç duket, ai nuk është në dijeni se redaksia në fjalë ka ndërruar mendje dhe e ka fshirë lajmin…

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi kasmi jonila godole qendrimi i godoles per berishen rilindja demokratike sali berisha bledi kasmi jonila godole qendrimi i godoles per berishen rilindja demokratike sali berisha

Sondazh

Poll