Politike

Ardhja e afganëve në Shqipëri, Rama për BBC: Bukë, kripë e zemër, kjo nuk do tu mungojë kurrë tek ne! Vendet e pasura s

31 Gusht 2021, 16:11 Nga DOSJA
Ardhja e afganëve në Shqipëri, Rama për BBC: Bukë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ku ka folur për ardhjen e emigrantëve afganë në vendin tonë. Në një lidhje me Skype për BBC, Rama tha se afganët do të kenë mundësi të rrinë edhe më gjatë në vendin tonë, deri në momentin që do të kenë vizën për tu larguar drejt SHBA-ve.

Bukë, kripë e zemër, kjo është ajo që sipas kryeministrit Rama, nuk do tu mungojë emigrantëve në vendin tonë.

I pyetur nëse Shqipëria po merr ndihmë nga vendet e pasura, Kreu i Qeverisë e mohoi këtë gjë dhe tha se për momentin po mbështeten tek njerëzit me zemër të pasur, sepse vendet e tilla, sipas tij, e kanë memorien e shkurtër.

Intervista e plotë:

Edi Rama: Kjo është ajo çfarë thonë ata, ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht më pas ata do të dërgohen drejt SHBA-së. me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për vizë amerikane, kemi kuptuar se do të duhet të qëndrojnë më gjatë tek ne. Nëse duan të qëndrojnë përgjithmonë, mund ta bëjnë këtë gjë.

Pyetje: Çfarë po bën Shqipëria për tu siguruar atyre gjëra që u duhen?

Edi Rama: 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshin t’i largoheshin ferrit të tyre që të mbërrinin në brigjet italiane. Dhimbja, ankthi dhe e panjohura ka qenë e njëjtë. Jemi të prirur ta bëjmë këtë gjë sepse kjo na nderon ne vetë, traditën dhe historinë tonë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë për këtë. Ne nuk jemi vend i pasur por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne do të jemi bashkë. Ne nuk jemi vetëm, këtu ka shumë organizata, ju përmendët vetëm një, Yalda Hakim, por ka dhe shumë të tjera.

Pyetje: Ju përmendët dhe e pranuat që Shqipëria nuk është një vend i pasur, a po merrni ndihmë nga vendet e tjera më të pasura dhe nëse jo, cilët janë diskutimet që po zhvillohen në mënyrë që ju mos mungoheni në mënyrë që tu siguroni gjithçka këtyre njerëzve që u keni hapur dyert?

Edi Rama: Nga vendet më të pasura the? Jo, po mbështetemi vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Mesa duket është një numër i konsiderueshëm nga Britania e vende të tjera që duket se e kanë zemrën e madhe. Kemi një shprehje këtu tek ne, bukë, kripë e zemër, nuk do tu mungojë kjo gjë nga ne. Refugjatë që po i ikin vdekjes po trokasin në dyert tona. 500 mijë vëllezër e motra nga Kosova erdhën tek ky vend kaq i vogël. Aso kohe ishim më të varfër dhe ja ku jemi. U pasuruam në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme. Ndoshta të qenit shumë të pasur, të bën të humbasësh kujtesën.

Pyetje: Pamë pak më parë që po përshëndetnit disa prej tyre që u larguan nga Afganistani dhe mbërritën në Shqipëri, çfarë ju kanë thënë?

Edi Rama: Sinqerisht ishin të ezauruar, praktikisht dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Thanë vetëm pak fjalë falenderimi. Ne nuk jemi aty që të marrim fjalë falenderimi, jemi aty që tu themi ta ndjejnë veten si në shtëpi. Shumica e shqiptarëve po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm duke treguar e dëshmuar se kush jemi.

Deri më tani Shqipëria ka pritur 607 emigrantë afganë. Ata kanë ardhur të ndarë në disa grupe dhe janë strehuar në vende të ndryshme. Disa janë në Durrës, në një resort, disa të tjerë janë strehuar në një tjetër resort turistik në Shëngjin, ndërsa të tjerët në Qytetin Studenti në Tiranë. Ambjentet ku janë akomoduar ruhen nga forcat e policisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama per bbc evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama per bbc evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll