Politike

Mori post në PD, Jonila Godole jep SUGJERIMIN e parë: PD të distancohet nga Berisha!

31 Gusht 2021, 15:27 Nga DOSJA
Mori post në PD, Jonila Godole jep SUGJERIMIN e parë: PD të

TIRANË– Jonila Godole, pedagogia që është emëruar Sekretare e për të përndjekurit politikë në Partinë Demokratike është shprehur se kjo parti duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në deklaratën e parë të saj për mediat, pasi u emërua në këtë post, në një lidhje me Skype në News24, Godole e krahasoi rastin e Berishës të shpallur non-grata me atë të kancelarit Helmut Kohl.

Në rastin e gjermanit, partia u distancua prej tij, por duke mos i hedhur poshtë kontributin e dhënë prej vitesh. Të njëjtën gje, Godole tha se duhet bërë edhe me Berishën.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjreman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund. Këto janë vendime që i marrin partitë vetë.

Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet. Unë shpresoj shumë që PD të bëjë zgjidhjen e tyre. Sa i përket kauzës së të përndjekurve politikë, për fat të keq nuk ka një forcë tjetër politike këtu, përveç PD, që të jetë shprehur hapur dhe qartë se ai regjim ka qenë kriminal. Ai regjim ka qenë kriminal. Unë do mundohem që në pak vite të arrijmë të kemi një lloj paqeje, të kemi një transparencë të plotë për krimet e komunizmit dhe një kërkim faljeje reale,”- tha Godole ndër të tjera.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Kjo deklaratë e tij erdhi pas mesazhit që ka dhënë ambasadorja e SHBA-së ndaj Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jonila godole sali berisha jonila godole sali berisha

Sondazh

Poll