Sport

Merkatoja e yjeve/ Messi dhe Ronaldo ‘’tronditën’’ tregun e transferimeve, ja si lëvizën lojtarët dhe ekipet e mëdh

1 Shtator 2021, 07:56 Nga DOSJA
Merkatoja e yjeve/ Messi dhe Ronaldo ‘’tronditën’’

Merkatoja në Europë u mbyll zyrtarisht dje në mesnatë. Ishte padyshim më e cmendura ndonjëherë. Kjo më shumë për faktin e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ylli argjentinas bëri bujë të madhe duke u larguar nga Barcelona, ekip ku u rrit dhe fitoi gjithcka për tu transferuar tek PSG. Problemet financiare të Barcelonës dhe rregullat e La Ligas nuk e mundësuan nënshkrimin e një kontratë të re, me Messin që donte të qëndronte. Kështu ‘’pleshti’’ u transferua tek PSG, ku cmenduria më e madhe është se ndoshta lojtarin më të mirë në histori francezët e transferuan me parametra zero pra nuk kanë harxhuar asnjë qindarkë. Por merkaton e tronditi edhe Cristiano Ronaldo, që gjithashtu cilësohet si një nga më të mirët e historisë. Ylli portugez u largua pas tre sezonesh nga Juventusi për tu rikthyer tek Manchester United. Tek ‘’Djajtë e Kuq’’, CR7 ka fituar gjithcka nën drejtimin e Fergusonit. Menjëherë sapo zyrtarizua transferimi akisonet e Manchester United u rritën me 8 % duke treguar edhe njëherë se sa vlerë ka emri i Ronaldos.

Mund të themi se në këtë merkato ‘’mbret’’ ishte PSG. Kjo jo vetëm për afrimin e Messit por edhe të lojtarëve si: Ramos, Donnarumma, Winjaldum dhe Hakimi. Dhe të mendosh që për këto lojtarë PSG pagoi vetëm për Hakimin që e mori nga Interi për 60 milionë euro, ndërsa gjithë të tjerët i mori me parametra zero. Një tjetër transferim i bujshëm ishte edhe ai i Romelu Lukakut. Sulmuesi belg u largua nga Interi ku fitoi kampionatin për tu rikthyer tek Chelsea, me operacionin që kushtoi 115 milionë euro. Interi më pas transferoi Dzekon si zëvendësues të Lukakut, pasi e mori nga Roma. I papritur ishte kalimi i Calhanoglusë nga Milani tek Interi. Zikaltërit e mbyllën merkaton me afrimin e Dummfries dhe Correas. Barcelona edhe pse në krizë, arriti të merrte disa lojtarë të rëndësishëm. Katalanasit morën Depay nga Lyoni, Garcia dhe Agueron nga Manchester City.

Te bujshme ishin lëvizjet e orëve të fundit. Griezmann u rikthye tek Atletico Madrid pasi u largua nga Barcelona. Atletico e huazoi francezin me të drejtë blerjeje për 40 milionë euro. Chelsea huazoi Saul Niguez nga Atletico Madrid.  Real Madrid nuk arriti dot të merrte Mbappe me PSG që bëri rezistencë, por madrilenët afruan në skuadër Camavingan nga Rennes me transferimin që kushtoi 30 milionë euro. Madrilenët transferuan edhe Alaba nga Bayerni ku nuk paguan asgjë.Merkato cilësore bëri edhe Manchester United. Anglezët transferuan nga Dortmundi Sanchon, ndërsa nga Real Madrid mbrojtësin Varane. Manchester City u mjaftua me blerjen 100 milionë euro të Grealish nga Aston Villa.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo inter leo messi manchester united psg real madrid romelu lukaku barcelona cristiano ronaldo inter leo messi manchester united psg real madrid romelu lukaku

Sondazh

Poll

Sport 31 Gusht 2021, 18:02

ANGLI-Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi angle...

Sport 31 Gusht 2021, 17:43

SHKODER – Ka mbërritur në Shqipëri, në orët e pasdites të së martës, skuadra Juventusit të femrave, që do të luajë ditën e mërkurë përballë Vllaznisë në “Loro B...