Media italiane: Elona Kalesha vrau, copëtoi dhe futi në valixhe vjehrrrit e saj. ARSYEJA: Ata zbuluan se nusja ishte shtatzën
ITALI– Mediat italiane kanë zbuluar arsyen e vrasjes, copëtimit të trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho dhe futjes së tyre në valixhe. Sipas hetimeve më të fundit të zbuluara nga prokurorët dhe ekspertët italiane, Kalesha është përleshur me vjehrrit e saj, prindërit e Taulant Pashos, para krimit makabër.
36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që t’i tregonin djalit të tyre se ajo ishte shtatzënë. Dhe jo me të, por me një tjetër burrë. Rrjedhimisht i dashuri i saj, Taulanti do ta kuptonte se ajo e kishte tradhëtuar.
Prokurorja Ornella Galeotti ka konstatuar se Kalesha dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së çiftit Pasho. Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në burg.
Hetimet vijojnë ende, ndërkohë që seanca e radhës gjyqësore për Elonën pritet të jetë 29 shtatori.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Izoloni Arbër Çekajn”, Agim Ismaili i kërkon Arben Krajës të kyçë të burgosurin në “41 biss”, kreu i SPAK: Pro
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i sygjeron prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të...
Aktivizohet një vatër zjarri në Pilur të Himarës
HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se flakët aknë përfshirë një hapësirë me bimësi në Pilur të Himarës. Konkretisht...
Ngelësit fajësojnë pandeminë/ 3500 maturantë të Tiranës dhanë provimet e vjeshtës
Në të gjithë vendin po zhvillohet sezoni I dytë I provimeve ose siç njihet ndryshe sezoni i vjeshtës. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” provimi I Matemat...
Pensionet po zvogëlohen/ Të sapo dalët në pension po paguhen gjithmonë e më pak
Për disa vite me radhë, pensionistët po marrin gjithmonë e më pak para.Në 6 muajt e parë të vitit 2021, dolën në pension 12 mijë persona por ata kanë marrë mesa...
Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët rrezikojnë Parkun e Galiçicës
POGRADEC- Zjarri i shuar gjatë ditës së sotme në Malin e Thatë në Pogradec është riaktivizuar. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për aktivizimin e zja...
Aktivizohet një vatër zjarri në Apolloni
FIER– Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Apolloni. Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me...
Policia rrugore në aksion, pezullohen 34 leje drejtimi, arrestohen 7 persona, një tentoi të korruptojë oficerin me 5 mijë l
TIRANË- 6 persona të arrestuar, 34 leje qarkullimi të pezulluara dhe 1554 drejtues mjetesh të ndëshkuar me masë administrative. Ky është bilanci i operacio...
Tentoi të korruptojë policët kufitarë, arrestohet senegalezi në Pogradec
POGRADEC– Një 22-vjeçar nga Senegali është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë kufitare. Në njoftimin zy...