Aktualitet

Ngelësit fajësojnë pandeminë/ 3500 maturantë të Tiranës dhanë provimet e vjeshtës

31 Gusht 2021, 18:46 Nga DOSJA
Ngelësit fajësojnë pandeminë/ 3500 maturantë të

Në të gjithë vendin po zhvillohet sezoni I dytë I provimeve ose siç njihet ndryshe sezoni i vjeshtës. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” provimi I Matematikës nisi në orën 10 dhe përfundoi në orën 12.30.

Aty ishin mbledhur maturantë nga qyteti, si dhe nga shkollat e fshatrave përreth. Janë mbi 3500 maturantë që ju nënshtruan për herë të dytë provimit të Matematikës. Ai i gjuhës Shqipe dhe i Gjuhës së Huaj u zhvilluan në 24 dhe 27 gusht.

 

Ndërsa provimi i fundit ai i lëndës me zgjedhje zhvillohet në datën 3 shtator.

Nxënësi ka të drejtë të japër deri në dy provime, pasi nëse ka mbetur në tre lëndë e sipër, atëherë përsërit vitin.Për nxënësit e klasave të 9-ta që nuk I morën provimet në sezonin e verës, ka një sezon të dytë provimesh që nis në datën 1 shtator me Gjuhën Shqipe, vazhdon me Matematikën në datë 6 dhe Gjuhën e Huaj në datën 9 shtator.

Për nxënësit që kanë ngelur në lëndë të tjera, si Gjeografi, Kimi, Fizikë, shkolla cakton një datë që aprovohet nga Zyra Vendore Arsimore.

“Kam vajzën brenda, për provim. Tre provimet I mori 9-ta, ndërsa në matematikë mbeti. Sa ta marrë sot notën, do të aplikojmë për shkollë të lartë. Në shkollën e fshatit ku jemi ne, I morën provimet ata që nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre. Një padrejtësi e madhe është bërë. Stres kemi, se matematika s’është shaka. Ushtrimi me “Sindin” dhe pyetjet pa lidhje, bënë që edhe nxënës të mirë të mbeten në provim. Pandemi po, online po, ky vit ishte fatkeqësi për fëmijët tanë.”

Juli Ristani

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maturantet maturantet

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:32

VLORË– Gazetari Enrik Mehmeti ka denoncuar zhdukjen e një vajze vetëm 15 vjeçe nga Vlora. Në një postim në Facebook, Mehmeti shkruan se vajza ...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:21

Aktivizohet një vatër zjarri në Apolloni

FIER– Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Apolloni. Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me...