Aktualitet

“Izoloni Arbër Çekajn”, Agim Ismaili i kërkon Arben Krajës të kyçë të burgosurin në “41 biss”, kreu i SPAK: Pro

31 Gusht 2021, 19:06 Nga DOSJA
“Izoloni Arbër Çekajn”, Agim Ismaili i kërkon Arben

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i sygjeron prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të cilët aktualisht mbahen në izolimin 90 ditor mbas arratisjes së dështuar.

I pyetur për këtë fakt mbi vendimmarrjen e akuzës, kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja deklaroi për TCH se në lidhje me regjimin e posaçëm procedura është sekret deri në nxjerrjen e vendimit nga ministri i drejtësisë.

Sakaq prokuroria e Tiranës vijon hetimet mbi arratisjen e dështuar që përfshiu nën hetim për shpërdorim detyrë 6 efektivë të policisë së 313 , teksa një kontroll i shërbimit të brendshëm të burgjeve zbuloi se në këtë burg mungonin një varg të kushteve të sigurisë.

Më e rëndësishmja është urdhri që ju dha në telefon policëve për të dërguar në spital Çepelen i cili improvizoi vetëvrasjen ndërsa gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Transportimi i bashkëpunëtorit të Cekajt dhe Pjetrit u urdhërua të kryhej nga policët e rrëgjimit të brendshëm që është e ndaluar të largohen pavarësisht çdo situatë. Kjo skemë hedh dyshime edhe ndaj zyrtarëve të burgut 313 tha një burim i prokurorisë.
Ndërkohë as SPAK dhe as ministria e drejtësisë nuk komentuan se përse në krye të 20 ditëve nga arratisja e dështuar ende nuk ka një vendimarrje për 41 biss.

Më herët ministria e drejtësisë ka premtuar se kapaciteti i regjimit të ashpër është 270 të burgosur, por pavarësisht se shumë të burgosur dyshohet se mbajnë lidhje me anëtarët e grupit jashtë qelive, në regjim mbahen vetëm Emiliano Shullazi, Endrit Qyqja, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cekaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 18:52

Aktivizohet një vatër zjarri në Pilur të Himarës

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se flakët aknë përfshirë një hapësirë me bimësi në Pilur të Himarës. Konkretisht...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:32

VLORË– Gazetari Enrik Mehmeti ka denoncuar zhdukjen e një vajze vetëm 15 vjeçe nga Vlora. Në një postim në Facebook, Mehmeti shkruan se vajza ...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:21

Aktivizohet një vatër zjarri në Apolloni

FIER– Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Apolloni. Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me...