Aktualitet

Pensionet po zvogëlohen/ Të sapo dalët në pension po paguhen gjithmonë e më pak

31 Gusht 2021, 18:10 Nga DOSJA
Pensionet po zvogëlohen/ Të sapo dalët në pension po paguhen

Për disa vite me radhë, pensionistët po marrin gjithmonë e më pak para.

Në 6 muajt e parë të vitit 2021, dolën në pension 12 mijë persona por ata kanë marrë mesatarisht 14.900 lekë në muaj ose një përqind më pak se sa ata që dolën në pension në vitin 2020.

I njëjti fenomen ishte edhe në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Kjo është fatura që po paguajnë pensionistët të cilët punuan gjatë 30 viteve të fundit, në punë në të zezë, në biznese që punojnë me dy bordero. Kjo është fatura që ata po paguajnë për korrupsionin e institucioneve shtetërore që duhet të pengonin punën në të zezë. Tashmë në moshë të madhe, pensionistët tregojnë se përse po paguhen më pak aq sa nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat e ilaçeve.

Skema e pensioneve në Shqipëri çdo vit shton kërkesën për para sepse nuk është në gjendje të mbledhë para për pensionistët. Ndërkohë puna në të zezë apo biznese me dy border vijojnë ende pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë. eksperti i ekonomisë Arbi Agalliu thotë se në 30 vite nuk u ndërmor asnjë reformë e suksesshme
Parashikimet tregojnë që pas disa vitesh në Shqipëri do ketë më shumë pensionistë se sa punonjës.

Top Channel

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pensionistet pensionistet

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:32

VLORË– Gazetari Enrik Mehmeti ka denoncuar zhdukjen e një vajze vetëm 15 vjeçe nga Vlora. Në një postim në Facebook, Mehmeti shkruan se vajza ...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 17:21

Aktivizohet një vatër zjarri në Apolloni

FIER– Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Apolloni. Mësohet se fillimisht janë përfshirë nga flakët disa shkurre, por zjarri është përhapur me...