Bota

E rëndë në Itali! 20-vjeçarja vritet nga qentë, i dashuri i saj largohet me shpejtësi duke e lënë pas

31 Gusht 2021, 18:01 Nga DOSJA
E rëndë në Itali! 20-vjeçarja vritet nga qentë, i

ITALI– Një 20-vjeçare është sulmuar nga një grup qensh në Itali dhe si pasojë ka mbetur e vdekur. Viktima është identifikuar me emrin Simona Cavallaro dhe kishte dalë për shëtitje së bashku me të dashurin e saj, i cili është larguar nga vendi në momentin që janë sulmuar nga qentë, duke lënë pas të dashurën.

Mediat bëjnë me dije se i riu që është në gjendje shoku ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se 12 qen rrethuan zonën e më pas u janë vërsulur të rinjve. Djali tha se ishte larguar me vrap dhe e kishte thirrur vazhdimisht Simonën që ta ndiqte, por ajo e terrorizuar, nuk kishte mundur të largohej.

Ndërkohë sipas rezultatit të autopsisë së  20-vjeçares. Njëri prej qenve duket se nuk ishte një qen rrugësh, siç u mendua fillimisht, por qen i stërvitur për të mbrojtur bagëtitë. Pronari i tij 44-vjeçar është identifikuar dhe do të merret në pyetje nga policia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota qen simona cavallaro vdes e reja ne itali qen simona cavallaro vdes e reja ne itali

Sondazh

Poll