Politike

Forumi vjetor strategjik i BE në Ljubljanë, Rama dhe Xhaçka udhëtojnë drejt Sllovenisë

31 Gusht 2021, 07:43 Nga DOSJA
Forumi vjetor strategjik i BE në Ljubljanë, Rama dhe Xhaçka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka do të udhëtojnë drejt Lubjanës për të marrë pjesë në një forum që do të zhvillohet në datat 1-2 shtator. Mësohet se në fokus të forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë pandemia e koronavirusit. 

Zyrtarisht është bërë me dije se temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së.

Ndërsa në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së. Përveç politikanëve shqiptarë, të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne slloveni forumi ne ljubljanë 2021 olta xhacka edi rama ne slloveni forumi ne ljubljanë 2021 olta xhacka

Sondazh

Poll