Politike

LISTA/ 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike! Nga Gert Bogdani te Oriola Pampuri, cilët janë emrat më t

31 Gusht 2021, 05:11 Nga DOSJA
LISTA/ 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë

TIRANË– Kryesia e re e Partisë Demokratike është zgjedhur ditën e djeshme nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Me votë të fshehtë 300 anëtarët zgjodhën emrat që do të përballen me qeverinë 4 vitet e ardhshme. Dhjetë burrat dhe 5 gratë që zgjodhi Këshilli Kombëtar do i shtohen listës që në total përbëhet nga 35 anëtarë të PD-së.

Figurat me të votuara janë si më poshtë:

-Gert Bogdani, 281

-Tomorr Alizoti, 179

-Agron Gjekmarkaj, 167

-Ervin Salianji, 151

-Flamur Noka, 146

-Oerd Bylykbashi, 125

-Kreshnik Çollaku, 123

-Aldo Bumçi, 120

-Fitim Zekthi, 119

-Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)

5 anëtaret gra:

-Oriola Pampuri

-Dhurata Çupi

-Juela Hamati

-Taulanda Jupi

-Lindita Metaliaj

Ditën e djeshme u vendos që Alfred Rushaj të marrë postin e kryetarit të grupit parlamentare në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.

Jorida Tabaku do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë ndërsa Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Gazment Bardhi do të mbajë sërish postin që kishte, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Vendin e Bujar Nishanit e ka zënë tashmë Edi Paloka, i cili është zgjedhur Kryetari i Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike ka përzgjedhur tetë emra për t’ju besuar postet në Komisione. Prurja e re e selisë blu, Agron Gjekmarkaj është pozicionuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Jorida Tabaku është vendosur të përfaqësojë PD-në në Komisionin për Integrimin Europian, kurse Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të ketë Albana Vokshin. Në Komisionet e tjera do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Helidon Bushati e Tomorr Alizoti. Flamur Nokës i është besuar Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021

Sondazh

Poll