Art&Argëtim

Ndodhet në Shqipëri dhe thotë se është në Mykonos, Enca ironizon Loredanën: Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci!

31 Gusht 2021, 16:21 Nga DOSJA
Ndodhet në Shqipëri dhe thotë se është në Mykonos,

POGRADEC– Reperja nga Kosova, Loredana Zefi së fundmi ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku është takuar me këngëtarin Ledri Vula dhe me familjen e tij. Ajo ndau disa foto në jug së bashku me Ylli Limanin gjithshtu, me të cilin thuhet se do të ketë një bashkëpunim.

Mirëpo, në postimet e fundit ajo ka vendosur lokacion sikur ndodhet në Mykonos, ndërkohë që të gjithë e dinë që Loredana është në jug të vendit. Po ashtu ndjekësit kanë vënë re në një postim të Loredanës targa shqiptare në një makinë.

Për këtë arsye ajo ka marrë një thumb nga këngëtarja tjetër Enca. Kjo e fundit ka postuar sot në Instagram disa video nga liqeni i Pogradecit dhe shprehet shumë e lumtur që ndodhet atje për të pushuar. Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec. Teksa shprehet e lumtur që ndodhet e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkruan me ironi:

Ç’Brazil le***. Ku ka si Pogradeci. Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz enca loredana enca loredana

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Gusht 2021, 12:17

BRITANI– Një djalë i ri nga Anglia ka kërkuar këshillën e psikologut të njohur DEIDRE.Ai ka rrëfyer tradhëtinë që bëri ndaj ish-të fejuarës me kunatën e tij. Ng...