Art&Argëtim

E abuzuar në fillimet e karrierës! Dafina Zeqiri tregon historinë e dhimbshme: S’e mbaj dot më gojën mbyllur, më akuzuan

31 Gusht 2021, 15:53 Nga DOSJA
E abuzuar në fillimet e karrierës! Dafina Zeqiri tregon historinë

KOSOVË– Zëri i grave shpeshherë është i shurdhër para shoqërive patriarkale në të gjithë botën, por kryesisht në vendin tonë. Të shumtë janë artistët që i mëshojnë fort të drejtave të grave dhe një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Përmes një statusi në ‘Instatory’ këngëtarja ka treguar se edhe vetë ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie abuzive, ku në përfundim faji i mbeti asaj si në çdo rast abuziv, ku shoqëria u drejton gishtin vajzave si fajtore për ngjarjen. Dafina shprehu se kjo gjë ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj dhe ajo nuk mori mbështetje nga askush, as nga sistemi i korruptuar.

Në një status më përpara, këngëtarja ka treguar se edhe projekti i saj muzikor ‘Duro’ bazohet në një histori të vërtetë.

Statusi i Dafinës:

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë! Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë! Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop! Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dafina zeqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Gusht 2021, 12:17

BRITANI– Një djalë i ri nga Anglia ka kërkuar këshillën e psikologut të njohur DEIDRE.Ai ka rrëfyer tradhëtinë që bëri ndaj ish-të fejuarës me kunatën e tij. Ng...