Art&Argëtim

“Ju lutem mos i harroni gjyshërit dhe gjyshet”/ Stresi bën dedikim prekës: Pesha e viteve po i rëndon, oh sa më dhemb!

31 Gusht 2021, 11:35 Nga DOSJA
“Ju lutem mos i harroni gjyshërit dhe gjyshet”/ Stresi bën

SHQIPËRI –  Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka bërë një dedikim shumë të ndjerë ditën e djeshme në rrjetin e tij social Instagram. Duket se reperi është jashtëzakonisht i lidhur me gjyshërit e tij dhe, teksa shikon se koha po lë gjurmët e saj tek ta, i frikësohet ikjes së tyre nga jeta. Stresi shkruan se e kupton që është një proces që të gjithë e kalojnë në këtë jetë, por nuk ndihet  ende gati dhe ka shumë nevojë për ta.

“Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më. Oh sa dhemb. Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen. I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim.E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ata. I dua shumë. Gjysherit e mi.Balsami i shpirtit tim. Ju Lutem Mos i Harroni Gjysherit e gjyshet”, shkruan reperi i njohur bashkëngjitur fotos së gjyshërve të tij.

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz gjysherit e stresit stresi gjysherit e stresit stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Gusht 2021, 08:51

24 vjet nga vdekja e Princeshë Dianës! 

BRITANI E MADHE– Sot shënohen 24 vite nga dita kur Princeshë Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Më 31 gusht 1997, disa paparazzë ishin...