I bëri ATENTAT me armë zjarri Edison Begajt! Policia zbardh ngjarjen pas 3 muajsh, zbulon EMRIN e autorit, e shpall në kërki
31 Gusht 2021, 06:25Nga DOSJA
VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt është zbardhur pas disa muajsh nga policia. Dyshohet se autori i ngjarjes është Mitri Prifti, 36-vjeçari i cili është banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” ndaj tij.
Atentati ndaj Begajt ndodhi më 29 majtë këtij viti, përballë banesës së tij. Në momentin që ai doli nga mjeti për të hapur derën u përball me një person i cili kishte veshur uniformë policie. Autori i cili dyshohet se është Mitri Prifti, e qëlloi me 4 plumba e më pas u largua. E gjithë ngjarja u bë në sy të fëmijëve të vegjël të Begajt. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, aty u qëndroi për disa ditë derisa doli jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht Begaj është në ‘arrest shtëpie’. Ndalimi i tij u bë në muajin qershor në kuadër të një operacioni ‘blic’ të zhvilluar nga forcat RENEA. 41-vjeçari u kap nga autoritetet me armë zjarri me vete.
Begaj ka qënë i dënuar për drogë me 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.05.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Kaninë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:•Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
SHIJAK– Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e një trupi pa shenja jete ditën e djeshme në Shijak. Sipas policisë, trupi është pjesërisht i dekompozuar ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi zgjedhjen e emrave të Kryesisë së Partisë...
TIRANË– Dita e fundit e muajit gusht mbyllet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke kushtëzuar alternime ...
LEZHË– Një lokal në Shëngjin të Lezhës është djegur rreth orës 03:50 të mbrëmjes së djeshme duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Lokali është në pronësi të...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme policia ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, ...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se Këshilli i Lartë i Prokurorisë u është përgjigjur në lidhje me kallëzimin që kanë dorëzuar...
DURRËS– Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme. Mësohet se kufoma u gjet në Shijak, por ende nuk bëhet me dije vendi i saktë. Nuk dihet nëse...