Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Ditë e rëndësishme, do të çojmë përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokra

30 Gusht 2021, 20:00 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Ditë e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një ditë shumë të rëndësishme këtë të sotmen për Partinë Demokratike dhe për zgjedhjen e ekipit të ri.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë.

“Ditë e rëndësishme për PD-në. Kryesisa dhe ekipit i ri për të çuar përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratë t dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare,”- shkruan Basha.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi sot ekipin e ri blu. Alfred Rushaj ka marrë postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 lulzim basha keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 30 Gusht 2021, 16:15

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...