Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër! Ndërron jetë 22-vjeçari, u përplas nga ‘Benzi’ te ‘Kështjella e Dragoit’

30 Gusht 2021, 06:08 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Shkodër! Ndërron jetë

SHKODËR– Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Koplik-Hot, aty ku ndërroi jetë një 22-vjeçar. I riu i cili po drejtonte mjetin tip ‘Audi’ është përplasur në vendin e quajtur ‘Kështjella e Dragoit’ me një mjet ‘Benz’. 22-vjeçari me inicialet K.C u dërgua më parë në spitalin e Shkodrës, e pastaj për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksident ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:45

GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me sh...

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:07

Aksident në Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbas...