Aktualitet

29 Gusht 2021, 19:45 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era që fryn në këtë zonë.

Zjarri po përparon drejt zonave të banuara duke rrezikuar edhe shtëpitë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 12 zjarrfikëse, por terreni është shumë i vështirë. Kreu i zjarrfikëses së Gjirokastrës, Pëllumb Shalari ka shkuar vetë në fshatin Gjat.

Në një prononcim për mediat, Shalari tha se zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine. Shalari shtoi se terreni në fshatin Gjat është shumë i vështirë, por po punohet që të flakët të mos u afrohen banesave.

Kjo është hera e tretë vetëm brenda javës së fundit që në Gjirokastër raportohet për vatra të ndryshme zjarri. Të gjitha dyshohet se janë të qëllimshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne gjirokaster zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:07

Aksident në Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbas...