Aktualitet

Erdhën në Shqipëri, mes afganëve janë edhe 59 vajza të fondacionit të gazetares së BBC

29 Gusht 2021, 20:48 Nga DOSJA
Erdhën në Shqipëri, mes afganëve janë edhe 59 vajza

TIRANË– Mes afganëve që kanë ardhur në Shqipëri janë edhe 59 vajza të fondacionit të gazetares së BBC, Yalda Hakim. Gazetari Muhamed Veliu shkruan për Top Channel se vajzat e fondacionit Yalda Hakim janë shfaqur mjaft të ndrojtura përpara mikrofonit dhe nuk ka folur për jetesën në vendin tonë.

Ardhja e tyre në Shqipëri u mundësua nga mbështetja financiare e logjistike e organizatës Schmidt Future e cila drejtohet nga Eric Braverman i cili në të shkuarën ka drejtuar Klinton Foundation themeluar nga ish presidenti Bill Klinton dhe bashkëshortja Hillary.

Yalda Hakim, e lindur në Kabul por me shtetësi australiane prej vitin 2012 ka udhëhequr raportimet për Afganistanin në BBC. Një fondacion në Kabul mban emrin e saj dhe ishte i fokusuar në edukimin e grave dhe vajzave pasi në Afganistan nga 3.7 milion fëmijë që janë të pashkolluar prej tyre 60% janë vajza.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi yalda hakim evakuimi i afganëve ne shqiperi yalda hakim

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:45

GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me sh...

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:07

Aksident në Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbas...