Bota

Vdekja e parë me vaksinën Pfizer! Në Zelandën e Re ndërron jetë një grua, mjekët: Shkak u bë miokarditi

30 Gusht 2021, 05:57 Nga DOSJA
Vdekja e parë me vaksinën Pfizer! Në Zelandën e Re

ZELANDË E RE– Vdekja e parë me vaksinën Pfizer Covid-19 është raportuar në Zelandën e Re.

Informacioni u dha nga Ministria e Shëndetësisë pas një rishikimi nga një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinës COVID-19, për vdekjen e një gruaje pas bërjes së vaksinës. Mosha e gruas e cila ndërroi jetë ende nuk është bërë e ditur.

Ky është rasti i parë në Zelandën e Re ku një vdekje në ditët pas vaksinimit është lidhur me vaksinën Pfizer COVID-19. Ndërsa Qendra për Monitorimin e Reagimeve Anësore ka marrë raporte të tjera të vdekjeve në dikë të vaksinuar kohët e fundit, asnjë nuk konsiderohet i lidhur ndaj vaksinimit, ” thuhej në një deklaratë.

Mjekët mendojnë se vdekja e gruas ishte për shkak të miokarditit, i cili dihet se është një efekt anësor i rrallë i vaksinës Pfizer për COVID-19. Miokarditi është një inflamacion i muskujve të zemrës që mund të kufizojë aftësinë e organit për të pompuar gjak dhe mund të shkaktojë ndryshime në ritmet e rrahjeve të zemrës.

BURIMI: BBC

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne bote vdekje nga pfizer zelanda e re covid ne bote vdekje nga pfizer zelanda e re

Sondazh

Poll