Bota

E PARALAJMËRON zëdhënësi: Lideri suprem taleban Hibatullah Akhundzada do dalë publikisht

29 Gusht 2021, 19:29 Nga DOSJA
E PARALAJMËRON zëdhënësi: Lideri suprem taleban Hibatullah

AFGANISTAN– Udhëheqësi suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada do të dalë shumë shpejt të lëvizë në publik. Ai ndodhet në Afganistan, në qytetin e Kandaharit. Një zëdhënës i lëvizjes, Bilal Karimi bëri me dije se Akhundzada do të mund të jetë i dukshëm për të gjithë, shumë shpejt.

“Unë mund të konfirmoj se ai është në Kandahar. Ai do të shfaqet në publik së shpejti,”- tha ai.

Hibatullah Akhundzada raportohet të ketë qenë në Kandahar për katër ditë, ku është takuar me zyrtarë të lartë talebanë për të diskutuar të ardhmen e Afganistanit dhe përbërjen e qeverisë së re. deri më tani njerëzit kanë parë vetëm një fotografi të tij.

Hibatullah Akhundzada mori drejtimin e lëvizjes më 25 maj 2016, pasi paraardhësi i tij, Mullah Akhtar Mansour, u vra në një sulm ajror amerikan. Ai predikoi në një fshat pranë kufirit midis Pakistanit dhe Afganistanit për 15 vjet, derisa u zhduk në maj 2016.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hibatullah akhundzada hibatullah akhundzada

Sondazh

Poll