Bota

Rast unik, e reja lind foshnjën gjashtë kilogramë e 580 gramë në Kosovë, habitet dhe mjeku

29 Gusht 2021, 20:06 Nga DOSJA
Rast unik, e reja lind foshnjën gjashtë kilogramë e 580

KOSOVË– Një suedeze e martuar me një shqiptar të Kosovës ka sjellë në jetë një foshnje që peshon gjashtë kilogramë e 580 gramë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ky është cilësuar një rast unik pasi një foshnje me një peshë të tillë, nuk është parë ndonjëherë në spitalin e Kosovës.

Vetë mjeku kujdestar, Naser Rafuna, tha se është habitur. Ai shtoi për klankosova.tv se foshnja u lind me metodën e prerjes cezariane, pasi nuk kishin mundësi tjetër dhe se do të rritet në Prishtinë, ku jeton familja e tij.

“Po ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore, nëna ishte suedeze e martuar për një shqiptar. Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nga Prishtina,”- ka thënë mjeku.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bebja ne kosove bebja ne kosove

Sondazh

Poll