Bota

Para afatit, SHBA zhduk gjurmët në Kabul, shkatërron bazën e CIA-s, parandalon rrëmbimin e pajisjeve dhe dokumenteve nga ta

29 Gusht 2021, 20:42 Nga DOSJA
Para afatit, SHBA zhduk gjurmët në Kabul, shkatërron bazën e

AFGANISTAN– Edhe pse ende nuk ka mbaruar afati i vendosur, 31 gushti, SHBA-të kanë vendosur të shkatërrojë me shpërthim të kontrolluar bazën e CIA-s në Kabul. Neë York Times shkruan se baza e CIA -s jashtë aeroportit të Kabulit u shkatërrua, vetëm disa orë pas një atentatit të kamikazit të ISIS që shkaktoi 200 viktima.

Rrjedhimisht, baza ‘Eagle’, ku u trajnuan forcat afgane kundër terrorizmit dhe agjencitë e inteligjencës nuk do të ekzistojë më në Afganistan.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), nuk pranoi të komentonte raportin, i cili pretendonte se shpërthimi i bazës së Kabulit kishte për qëllim të shkatërronte pajisjet dhe dokumentet në mënyrë që të parandalonte rënien e tyre në posedim të talebanëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shkaterrohet baza e cia-s shkaterrohet baza e cia-s

Sondazh

Poll