Bota

Uragani i fuqishëm Ida mbërrin në Luiziana, erërat shkojnë më shumë se 240 km/h shpejtësi, dëme kolosale në vend

29 Gusht 2021, 21:03 Nga DOSJA
Uragani i fuqishëm Ida mbërrin në Luiziana, erërat

SHBA– Uragani i fuqishëm Ida, një stuhi e rrezikshme e kategorisë 4, ka mbërritur në brigjet e shtetit Luiziana, në pjesën veriore të Gjirit të Meksikës. Associated Press shkruan se Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve tha se Ida arriti vijën bregdetare duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 240 kilometra në orë dhe se kjo vjen pikërisht në 16-vjetorin e shkatërrimit që solli në këtë qytet Uragani Katrina. 

Presidenti Joe Biden vizitoi sot shtabin e Agjensisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA). Ai tha se qeveria federale po përgatitet për më të keqen dhe se ndoshta do të duhen javë të tëra për disa zona që t’u rikthehet energjia elektrike pas uraganit. Presidenti Biden u bëri thirrje njerëzve për kujdes maksimal.

Dua ta theksoj përsëri, ky do të jetë një uragan shkatërrues dhe (shumë) shkatërrues, një stuhi kërcënuese për jetën. Prandaj ju lutemi, të gjithë juve në Misisipi dhe Luiziana … dhe Zoti e di, ndoshta edhe më në lindje, merrni masa paraprake. …Merreni seriozisht, vërtet shumë seriozisht“, tha Biden.

Guvernatori Edwards shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se 5 mijë forca të Gardës Kombëtare ndodhen në gatishmëri përgjatë bregdetit për përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Për më tepër, 10 mijë punonjës të linjave elektrike janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur ndërprerjeve sapo të kalojë stuhia. Nga juglindja e Luizianës deri në Misisipi dhe Alabama, shirat e dendur dhe stuhitë mund të shkaktojnë përmbytje të përhapura në zonë.

Ida mbërriti fillimisht në Kubë. Më 29 gusht 2005, Uragani Katrina mbërriti në bregun e Luizianas si një stuhi e kategorisë 3. Katrina shkaktoi 1800 viktima, çau argjinaturën mbrojtëse dhe solli përmbytje shkatërrimtare në Nju Orlins.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota luziana uragani ida ne shba luziana uragani ida ne shba

Sondazh

Poll