Sport

29 Gusht 2021, 11:38 Nga DOSJA

ANGLI-Asnjëherë kaq keq. Kjo nuk është një ekzagjerim, sepse duke parë statistikat, asnjë tifoz i Arsenalit nuk i ka parë kurrë “topçinjtë” të fillojnë një kampionat në një mënyrë kaq katastrofike.

Tre humbje në po aq ndeshje, zero gola të shënuar dhe nëntë të pësuar, pesë prej të cilëve nga Manchester City i Guardiolës, i cili nuk kishte mëshirë për nxënësin e tij Arteta. Qielli në veri të Londrës duket i zymtë, me stolin e trajnerit spanjoll që dridhet si kurrë më parë. Sidoqoftë, tifozëve nuk i mungon sensi i humorit edhe në një situatë të tillë.

GUNNERSAURUS – Tifozët e shohin shpëtimin e tyre te maskota e klubit, Gunnersaurus, dinosauri i skuadrës është rikthyer në skuadër, me ish-futbollistin Mesut Ozil që vazhdon të paguajë për aktorin që vesh kostumin e maskotës.

PANKINA– “Kjo është ajo që meritojmë pasi kemi trajtuar Gunnersaurus në këtë mënyrë”, shpjegon një tifoz. Por aty ku ka një krizë, gjithmonë ekziston dikush që sheh një zgjidhje.Duke marrë parasysh punën jo të përsosur të Artetas, dikush në rrjetet sociale kishte një ide shumë të veçantë:

“Ne mund të përjashtojmë Artetën tani dhe të kthehemi në pjesën e dytë me Gunnersaurus në stol”. Një propozim i tillë është bërë viral dhe të gjithë kanë filluar të shpërndajnë në rrjetet sociale. “”Gunnersaurus në stol deri në fund të sezonit”, ishin mesazhet e shumta të tifozëve.

Give it to Gunnersaurus till the end of the season.

— Chris Godfrey (@ChrisPJGodfrey) August 28, 2021

Gunnersaurus and Wenger. ❤ https://t.co/ksme6HrERF

— Frenchie ??☕ ? (@shazzer42000) August 23, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal gunnersaurus arsenal gunnersaurus

Sondazh

Poll