Bota

SHERR në burgun e Pejës! Konflikti nisi brenda qelisë, dy burra bëjnë për spital të burgosurin, policia nis hetimet

29 Gusht 2021, 07:03 Nga DOSJA
SHERR në burgun e Pejës! Konflikti nisi brenda qelisë, dy burra

PEJË-Një sherr mes të paraburgosurve ka ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Dy burra kanë sulmuar një tjetër person, i cili më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia ka nisur mënjëherë hetimet për ngjarjen e ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Qendra e Paraburgimit Pejë 28.08.2021 – 12:00. Raportohet se, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore janë marrë me rastin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora pejë sherr ne burg pejë sherr ne burg

Sondazh

Poll