Bota

Përplaset anija e mallrave në ishujt grekë, ekuipazhi shpëtohet, malli përfundon në det

28 Gusht 2021, 11:24 Nga DOSJA
Përplaset anija e mallrave në ishujt grekë, ekuipazhi

GREQI- Një anije mallrash në ishullin shkëmbor “Karavia”, në Detin Myrtos, u përplasën në rrethana të panjohura. CNN shkruan se anija, e cila u mbyt, ishte nisur nga Ukraina për në Tunizi dhe mbante 7,000 tonë metrikë grurë. Në anije ishin 16 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë shtetas të Sirisë.

Pas përplasjes së anijes në vendngjarje shkuan dy varka patrullimi të Marinës Greke, pesë anije lundruese, si dhe një helikopter i Marinës. Fatimirësisht të 16 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan dhe u dërguan në siguri nga dy anije me vela.

Sapo u bë i ditur incidenti, Ministri i Transportit dhe Politikave të Ishujve, Giannis Plakiotakis, ishte në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të Rojës Bregdetare , i cili informohet vazhdimisht për zhvillimin e incidentit.

“Karavia” është një nga katër ishujt e Detit Myrtos (Falconera, Velopoula Ananes) të cilat edhe në kushtet e mira kanë rryma të forta detare.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni giannis plakiotakis mbytet anija ne greqi shpetohet ekuipazhi giannis plakiotakis mbytet anija ne greqi shpetohet ekuipazhi

Sondazh

Poll