Bota

Kritikoi Biden, sekretarin e Mbrojtjes dhe funksionimin e ushtrisë, shkarkohet nga detyra koloneli i trupave të marinës në S

28 Gusht 2021, 09:16 Nga DOSJA
Kritikoi Biden, sekretarin e Mbrojtjes dhe funksionimin e ushtrisë,

SHBA– Një kolonel është shkarkuar nga detyra vetëm sepse ka kritikuar mënyrën sesi SHBA po menaxhon situatën në Afganistan. Koloneli Stuart Scheller i cili ka qënë në marinë për 17 vjet është shkarkuar nga detyra pasi tha me zë të lartë se SHBA nuk po merr përgjegjësinë për atë që po ndodh në Kabul.

Koloneli Stuart Scheller kritikoi Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, duke thënë se ata nuk e kanë pranuar që i kanë bërë gjërat lëmsh,

Pas videos së tij, u lajmëruar se ai ishte shkarkuar nga detyra.

Në një deklaratë dërguar ‘The Washington Post’, zëdhënësi i Trupave Detare Major Jim Stenger konfirmoi se Scheller “u lirua nga komanda nga Kolonel David Emmel, Oficer Komandant i Shkollës së Këmbësorisë-Lindore për shkak të humbjes së besimit në aftësinë e tij për në komandë. ”

‘Ekziston një forum në të cilin udhëheqësit detarë mund të adresojnë mosmarrëveshjet e tyre me zinxhirin e komandës, por nuk janë mediat sociale.“- shtoi më tej zëdhënësi i trupave detare.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota stuart scheller stuart scheller

Sondazh

Poll