Bota

U vaksinuan me Moderna, humbin jetën 2 persona në Japoni

28 Gusht 2021, 09:04 Nga DOSJA
U vaksinuan me Moderna, humbin jetën 2 persona në Japoni

JAPONI– Dy persona në Japoni kanë humbur jetën pasi janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid Moderna. CNN shkruan se dozat, që iu dhanë dy personave, i përkisnin grupeve të vaksinës që u hoqën më vonë pasi ishin jashtë standartit.

Të dy ata ishin në të 30-at e tyre që vdiqën brenda një muaji, disa ditë pasi morën dozën e dytë të vaksinës Moderna. Ndërkohë që shkaku i vdekjes është duke u hetuar.

Japonia ka pezulluar përdorimin e 1.63 milion dozave të vaksinës Moderna të dërguara në 863 qendra vaksinimi në të gjithë vendin, më shumë se një javë pasi shpërndarësi Takeda Pharmaceutical mori raporte për praninë e papastërtive në disa shishe. Qeveria dhe Moderna thanë se nuk ishin identifikuar probleme sigurie dhe efikasiteti por pezullimi ishte një masë paraprake.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota humbin jeten 2 persona ne japoni pasi moren vaksinen moderna moderna humbin jeten 2 persona ne japoni pasi moren vaksinen moderna moderna

Sondazh

Poll