Bota

Vdekjet nga Covid në Kosovë/ Buzhala u drejtohet dy ministrave: Çfarë keni bërë gjithë këto muaj? Ju jeni veç dy vegla

28 Gusht 2021, 11:14 Nga DOSJA
Vdekjet nga Covid në Kosovë/ Buzhala u drejtohet dy ministrave:

KOSOVË– Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në lidhje me shtimin e rasteve të Covid në Kosovë. Ai i drejtohet ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervallës dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi duke iu thënë se lavdëruan ministrin e shëndetësisë Arben Vitinë për menaxhimin e pandemisë. Buzhala pyet përse bëjën këto lavdërime pasi numri i vdekjeve po shtohet e se Kosova është bërë shteti i parë në botë për rritjen e rasteve.

Buzhala u thotë se janë vetëm dy vegla të Albin Kurtit e se janë bashkëpunëtorë në këtë krim që po kryejnë pasi nuk kanë bërë asgjë në gjithë këto muaj.

SHKRIMI:

Donika Gervalla e Besnik Bislimi brenda 24 oreve ia hoqen kapelen Arben Vitise.
Shtrohet pyetja pse? Per monitorim te rasteve te vdekjes? Per numerim te suksesshem te infektimeve? Per sterngarkim te spitaleve/ A eshte e mundur qe ne kete vend, me qeverisjen e re, me klasen e re politike, i thuret lavd edhe paaftesise? Si eshte e mundur qe te njejtit njerez, per te njejtin virus, per te njejten popullate, i kryqezonin kundershtaret politik, kerkonin t’ua heqin kokat, kurse shokut te tyre ia heqin kapelen?

A jane ma te pavlefshem keta qindra njerez qe po vdesin, se sa ata qe vdiqen ne vitin e kaluar? A eshte e mundur qe tash kur vdesin 20 vjecaret dhe 30 vjecaret nga COVID’i, Bini e Beni shkojne neper galeri, takojne zyrtare shtetesh tjera, kurse para nje viti benin thirrje per lufte?Bisla ne anen tjeter hedhe vrere mbi ata qe e kritikojne kete pushtet, sepse sipas tij, Beni po ben cdo gje.Cfare po ben? Kosova me dy doza vaksine e ka mbuluar me pak se 15 perqind te popullates. Kosova e ka vendin e pare ne bote me infeksione per 1 milion. Kosova edhe per vdekje, ne 1 milion, gjendet ne top vendet e botes. Cfare keni bere ju ne keto gjashte muaj? Menduat qe virusi iku vec pse erdhi Albini ne qeveri? Menduat qe e fituat kete lufte pa asnje plumb, por ne publik deshiruat ta shisni si njera prej betejave me te veshtira ne historine e Kosoves, por e cila u fitua fale talentit te lindur te Albin Kurtit? Apo jo? Besnik dhe Donike, ju jeni vec dy vegla pune te Albin Kurtit. Kur neser nuk do te jeni me aty, kur neser nuk do t’i duheni me atij, do t’i pushtoni studiot dhe do te tregoni qysh Albini nuk ka miq por ka njerez rreth vetes qe i ndihmojne per t’i realizuar synimet. Nuk do te jete vone asnjehere per t’u penduar, por qindra qytetare te vdekur nuk do te mund t’i ktheni. Aktualisht jeni vetem bashkepunetor. Ne krim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll