Bota

Përfundon evakuimi në Itali, Anglia pritet të mbarojë sot: Ka qenë zemërthyese që nuk i kemi hequr më parë

28 Gusht 2021, 08:55 Nga DOSJA
Përfundon evakuimi në Itali, Anglia pritet të mbarojë sot:

ANGLI- Evakuimi i civilëve nga Afganistani për në Britaninë e Madhe do të përfundojë ditën e s0tme. Aljzeera shkruan se sipas gjenerali Nick Carter, fillimisht do të evakuohen të gjithë civilët dhe më pas edhe trupat ushtarakë.

“Ne jemi duke arritur në fund të evakuimit, i cili do të ndodhë gjatë ditës së sotme. Dhe atëherë do të jetë e nevojshme të nxjerrim trupat tanë në avionët e mbetur. Ne nuk kemi qenë në gjendje t’i nxjerrim të gjithë jashtë, dhe kjo ka qenë zemërthyese,” tha ai.

Ndërkohë që po sot përfundoi evakuimi i civilëve në Itali. Avioni i fundit që u ngrit nga Kabuli për në Itali kishte 58 shtetas afganë.

LAJMI KRYESOR: Hakmarrje për sulmin në Kabul! Vritet organizatori i ISIS-K, ambasada e SHBA i drejtohet qytetarëve: Largohuni nga aeroporti

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve nick carter talebanet pushtojne afganistanin evakuimi i afganëve nick carter talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll