Sport

Futbolli shqiptar nis sot me finalen e Superkupës

28 Gusht 2021, 11:05 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar nis sot me finalen e Superkupës

ELBASAN – Superkupa e Shqipërisë është që do të çelë sezonin e ri futbollistik në vendin tonë.

Teuta kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e Kupës do të synojnë të marrin në duar Superkupën si për të treguar edhe se cila skuadër është pak më tepër pretendente në prag të startit të kampionatit.

Përballë janë dy ekipe që luftuan deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion, madje e mbyllën me pikë të barabarta dhe në baraspeshë edhe në sfidat direkte, ku vetëm diferenca e golave i dha titullin “djemve të detit”.

Në krahasim me sezonin e shkuar të dy ekipet kanë pësuar ndryshime. Durrsakët  kanë ndryshuar praktikisht të gjithë linjën e mbrojtjes, ku pjesë e skuadrës nuk janë më Frashëri, Arapi i cili ka marrë rolin e drejtorit sportiv, Rustem Hoxha e Kouros, është larguar gjithashtu ndër të tjerë edhe  golashënuesi më i mirë i kampionatit të fundit, Dejvi Bregu. Në anën tjetër kuqeblutë nuk kanë më Herald Markun, Shehin, Imamin e Haris Dilaver.

Pavarësisht ndryshimeve në elementë, si Teuta e Vllaznia nuk kanë pësuar ndryshime në stol, ku Edi Martini vijon të drejtojë “djemtë e detit” teksa Thomas Brdaric është sërish në krye të stolit shkodran.

Pritet një përballje vërtetë interesante ajo që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, gjithashtu për herë të parë një ndeshje zyrtare në Shqipëri do të ketë edhe edhe ndihmën e teknologjisë sepse do të prezantohet sistemi VAR.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll