Bota

Talebanët marrin nën kontroll pjesën më të madhe të aeroportit të Kabulit, Pentagoni mohon lajmet: Ato janë ende nën ko

27 Gusht 2021, 21:10 Nga DOSJA
Talebanët marrin nën kontroll pjesën më të madhe

AFGANISTAN- Forcat talebane kanë marrë pjesën më të madhe nën kontroll në aeroportin e Kabulit. Reuters shkruan se sipas një zyrtari të talebanëve, ata do të marrin nën kontroll të gjitha portat e aeroportit këtë fundjave.

“Është vetëm çështje e një kohe të shkurtër”. Sapo amerikanët të largohen, ata thjesht duhet të na japin sinjalin dhe ne pastaj do të marrim përsipër kontrollin. Kjo mund të bëhet në fundjavë,” tha zyrtari

Ndërkohë që nga ana tjetër zëdhënësi i Penatgonit John Kirby u shpreh se talebanët nuk kanë nën kontroll ndonjë zonë ushtarake të aeroportit, dhe se raporti që është publikuar është i rremë

Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga portat. Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga zonat e aeroportit. Ato janë ende nën kontrollin ushtarak amerikan, “tha Kirby.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john kirby talebanet pushtojne afganistanin john kirby talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll