Bota

1.4 ton kokainë në Mal të Zi/ Arrestohen baba e bijë, policia i futi në kurth

27 Gusht 2021, 20:00 Nga DOSJA
1.4 ton kokainë në Mal të Zi/ Arrestohen baba e bijë,

MAL I ZI– Ditën e sotme u sekuestruan 1.4 ton kokainë në Mal të Zi dhe në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga baba e bije, Budo Krstović 66-vjeç dhe Marina Krstović-27 vjeç.

Mediat malazeze kanë publikuar videon e momentit kur transportohen i ati dhe e bija në ambientet e prokurorisë për t’u marrë në pyetje.

Droga ishte e ndarë në 1205 pako dhe ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe kishte mbishkrime ‘Covid’ nëpër pako. Policia e Malit të Zi e kishte ‘goditur’ rastin që në mal të zi por i kishte lejuar ata që ta tranportonin nëmënyrë që të mësonin destinacionin e tyre. Pas arritjes u bë i mundur arrestimi i të dyve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni budo krstović marina krstović budo krstović marina krstović

Sondazh

Poll