Bota

U dhunua nga polici 11 vite më parë, një person në Kosovë padit Ministrinë e Brendshme, kërkon dëmshpërblim 3 mijë e 1

27 Gusht 2021, 20:40 Nga DOSJA
U dhunua nga polici 11 vite më parë, një person në

KOSOVË- Një person në Kosovë ka paditur Ministrinë e Brendshme pasi 11 vite më parë është dhunuar nga një polic. Sinjali.com shkruan se Gjelal Dobroshi po kërkon 3 mijë e 100 euro si dëmshpërblim nga Ministria, pasi është rrahur nga polici Bekim Muça.

Kërkesë e tij është kundërshtuar nga përfaqësuesja e MPB-së, Nexhmije Karaqi, e cila u shpreh se kërkesa duhet t’i drejtohet të akuzuarit dhe jo institucionit me të cilën ka krijuar marrëdhënie pune i akuzuari.

Dobroshi e ka depozituar padinë kundër Ministrisë më 15 nëntor 2016,  duke kërkuar kompensimin e dëmit jomaterial ne vlerë prej 3 mijë e 100 euro.

Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2010, rreth orës 11:15, në Pejë, në ish-Gjykatën për Kundërvajtje.  Dobroshi ishte duke pritur në korridor nipin e tij, Shkodran Matoshin, dhe i është drejtuar Bekim Muçës duke i thënë “pse më ke thënë se nuk ma ke rreh nipin”, me në këtë çast Muça i është afruar Dobroshit dhe e ka goditur në fytyrë dhe gjoks, nga e cila paditësi ka pësuar frakturë të nofullës së djathtë dhe çarje të dy brinjëve të gjoksit.

Po ashtu, sipas padisë, Bekim Muça është shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe është dënuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për këtë, paditësi Gjelal Dobroshi po kërkon shumën prej 3 mijë e 100 për dhembjet e përjetuara fizike, zvogëlimin e aktivitetit të përgjithshëm jetësorë, frikën që ka përjetuar, fitimin e humbur dhe për medikamente, kontrolle dhe udhëzime.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bekim muqa gjelal dobroshi bekim muqa gjelal dobroshi

Sondazh

Poll