Bota

Kërkoi të emërtonte parkun në qytetin Latina me emrin e vëllait të Benito Musolinit, deputeti italian jep dorëheqjen pas

27 Gusht 2021, 21:02 Nga DOSJA
Kërkoi të emërtonte parkun në qytetin Latina me emrin e

ITALI- Deputeti italian Claudio Durigon dha dorëheqjen ditën e djeshme pas kritikave të shumta që mori nga njerëzit në lidhje me kërkesën për të emëruar parkun në qytetin e tij Latina si vëllai i diktatorit Benito Musolini, Arnold Musolini. Ansa.it shkruan se parku i themeluar nga Musolini u quajt fillimisht Arnald Musolini, por aktualisht mban emrin e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy magjistratëve të prokurorisë kundër mafies të cilët u vranë nga Cosa Nostra në 1992.

Pas kritikave të shumta ai u kërkoi falje atyre që janë prekur nga kjo kërkesë si dhe të afërmve të viktimave nga fashizmi. Në deklaratën e tij të dorëheqjes , deputeti me origjinë u shpreh: Unë kurrë nuk kam qenë fashist, por më vjen keq.

Partia Demokratike e qendrës së majtë kishte udhëhequr thirrjet që Durgon të largohej duke thënë se falja e Fashizmit është e ndaluar me Kushtetutën italiane. Sipas disa raportet të publikuara u bë me dije se Kryeministri Mario Draghi ushtroi presion moral mbi Kreun e partisë së Durigon, udhëheqësin e “Lidhjes së Veriut” (Lega Nord) Matteo Salvini.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arnald mussolini benito musolini claudio durigon giovanni falcone paolo borsellino arnald mussolini benito musolini claudio durigon giovanni falcone paolo borsellino

Sondazh

Poll