Bota

Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë më 7 dhe 8 Shtator, Lajcak konfirmon biseedimet me Bislimin dhe Petkoviç mbi organizimin

27 Gusht 2021, 12:59 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë më 7 dhe 8 Shtator, Lajcak

BRUKSEL– Takim i rradhës mbi vijimin e dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet rreth datës 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Takimin e konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel, duke thënë se ende nuk është caktuar agjenda e bisedimeve.

Pata diskutime përmbajtjesore, të ndara, me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, rreth përgatitjeve për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun,

Mirosllav Lajçak, konfirmoi kështu se ka biseduar me të dyja palët për të organizuar dhe përgatitur takimin e rradhës.

Takimi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por nuk arriti të kishte rezultate, madje përfundoi në akuza dhe kundvakuza midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi miroslav lajčák takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll