Aktualitet

Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që humbi jetën në aksidentin tragjik, 51-vjeçari la pas tre fëm

26 Gusht 2021, 15:57 Nga DOSJA
Fuoristrada i preu rrugën, ky është shoferi Bardhi Proda që

GJIROKASTËR– Personi që po shikoni në foto është Brdhi Proda, drejtuesi i forgonit tip ‘Ford’ që u aksidentua mesditën e sotme në Qafë Muzinë, duke shënuar pesë viktima. Fotoja është publikuar nga Balkanweb, ku raportohet se Proda është shofer i linjës Sarandë-Tiranë dhe ka shumë vite eksperiencë në këtë profesion.

Edhe sot, si çdo herë tjetër, shoferi 51-vjeçar u nis nga Saranda për në kryeqytet, por rruga iu pre nga një fuoristradë “Land Rover”. Kjo e fundit drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në kthesë. Për pasojë është përplasur me furgonin dhe mjeti me pasagjerë ka përfunduar në greminë, duke shkaktuar pesë humbje jetësh.

Mes viktimave është edhe shoferi Proda, i cili la pas tre fëmijë. Katër të tjerët janë një dy burra dhe dy gra, por ende nuk dihen detaje të tjera për ta. Nga ngjarja tragjike kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Furgoni me pasagjerë tenton të shmangë përplasjen me fuoristradën, del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën pesë persona, plagosen tre të tjerë, një në gjendje të rëndë

(fm/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardhi proda tragjedia e qafe muzines bardhi proda tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll