Aktualitet

Aksidenti tragjik, flet Shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta: Dy nga pasagjerët ndërruan jetë në vend, furgoni i

26 Gusht 2021, 15:39 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik, flet Shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta:

GJIROKASTËR– Shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta ka treguar se dy nga pesë viktimat e aksidentit tragjik që u regjistrua në Qafë Muzinë, janë gjetur të shtypi, pasi mjeti i kishte zënë sipër.

Në një prononcim për AbcNews, Kosta tregoi se tre të tjerët janë gjetur gjallë, por si pasojë e plagëve të marra, kanë ndërruar jetë.

“Viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë. Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni, janë shtypur duke mos patur asnjë shans shpëtimi, ndërsa tre të tjerët kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara,”- tha Kosta ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Furgoni me pasagjerë tenton të shmangë përplasjen me fuoristradën, del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën pesë persona, plagosen tre të tjerë, një në gjendje të rëndë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll