Aktualitet

Publikohet njoftimi i policisë për aksidentin tragjik: Katër persona kanë humbur jetën

26 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Publikohet njoftimi i policisë për aksidentin tragjik: Katër

GJIROKASTËR– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me askidentin tragjik që u regjistrua mesditën e sotme në zbritjen e Qafë Muzinës në Gjirokastër.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se mjeti tip “Land Rover” me drejtuese gruan me iniciale R. Ç., është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues personin me iniciale B. P.. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në furgon.

Njoftimi zyrtar: Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Furgoni me pasagjerë tenton të shmangë përplasjen me fuoristradën del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën pesë persona, mbijeton një grua

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 13:36

TIRANË– Shtatë drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në...