Bota

Shpërthim i fuqishëm jashtë Aeroportit të Kabulit, ende nuk dihet numri i viktimave

26 Gusht 2021, 14:09 Nga DOSJA

AFGANISTAN– Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një nga portat hyrëse në aeroportin e Kabulit, disa orë pasi u paralajmërua për një kërcënim terrorist. Ngjarja është konfirmuar me anë të një postimi në Twitter nga sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin nuk kemi informata rreth viktimave. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, tha Kirby.

Ngjarja duket se ka ndodhur në Portën e Abacisë në aeroportin ndërkombëtar, e cila u pasua pas të shtënave me armë dhe erdhi ndërsa disa vende perëndimore njoftuan përfundimin e fluturimeve të tyre të evakuimit duke cituar një kërcënim akut të një sulmi ndoshta brenda pak orësh.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

vijon…

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shperthim ne kabul shperthim ne kabul

Sondazh

Poll