Bota

Del raporti mjekoligjor, gazetarja e BBC-së humbi jetën për shkak të vaksinës AstraZeneca

26 Gusht 2021, 11:55 Nga DOSJA
Del raporti mjekoligjor, gazetarja e BBC-së humbi jetën për shkak

BRITANI- Prezantuesja e radios BBC, Lisa Shaw vdiq për shkak të komplikimeve nga doza e pare e vaksinës AstraZeneca, sipas raportit mjekoligjor të publikuar sot.

Mjekja e Newcastle, Karen Dilks tha të enjten se Shaw, 44 vjeç, vdiq në Infermierinë Royal Victoria në qytet pak më shumë se tre javë pas dozës së saj të parë të vaksinës.

Sipas Independent, është bërë një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjeve potencialisht fatale të gjakut, ky efekt anësor është i rrallë. Mendohet se prek rreth 1 në 50,000 njerëz që marrin doza vaksine.

Agjencia Rregullatore e Produkteve të Barnave dhe Shëndetësisë ka thënë se përparësitë e vaksinës tejkalojnë rreziqet për shumicën e grupmoshave. Dhe shkencëtarët thonë se rreziku i mpiksjes së trurit si rezultat i infeksionit Covid-19 është dukshëm më i lartë sesa nga vaksinat.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota astrazeneca lisa shaw vaksinimi ne britanine e madhe astrazeneca lisa shaw vaksinimi ne britanine e madhe

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 10:17

KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.Sipas Gjykatës, Krivaqa ...