Bota

Kurti dhe Vitia takojnë Veliajn, diskutojnë rreth organizimeve kulturore dhe rritjes ekonomike

26 Gusht 2021, 13:58 Nga DOSJA
Kurti dhe Vitia takojnë Veliajn, diskutojnë rreth organizimeve

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i shoqëruara nga Ministri i Shëndetësisë njëhohëshit edhe kandidat për kryetar të komunës nëPrishtinë, Arben Vitia, kanë bërë një takim ditën e sotme së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.

Gjatë takimit u diskutuan organizimet kulturore që do të mbahen në dy kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, ku vitin e ardhshëm në Prishtinë do të festohet biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Gjithashtu gjatë takimit u zhvilluan edhe bisedime rret pandemisë dhe rritjes ekonomike.

Njoftimi nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës: 

“U bisedua edhe për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm. Prishtina do të jetë nikoqire e biennales “Manifesta”, ndërsa kryeqyteti shqiptar i aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare. Ekonomia e Koosvës ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja do të arrijë në 7.9 për qind të Prodhimit Vendor Bruto. Është shënuar progres edhe në eksporte dhe mbledhje të tatimeve, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Media e Qeverisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti arben vitia erion veliaj albin kurti arben vitia erion veliaj

Sondazh

Poll