Bota

Sulmoi një person se nuk kishte maskë, policia e Kosovës nis hetimin mbi konfliktin në KQZ ku u përfshi Sami Kurteshi

26 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
Sulmoi një person se nuk kishte maskë, policia e Kosovës nis

KOSOVË– Ditën e djeshme në mediat kosovare qarkulloi një lajm se përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi kishte sulmuar një anëtar tjetër të KQZ-së.

I kontaktuar nga Express me shkrim ai mohoi lajmin duke e quajtur atë si të pavërtetë dhe se një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur.

Por në lidhje me rastin është njoftuar dhe policia e cila më herët njoftoi se ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e raportuar.

Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti të ndodhur dje. Viktima ka deklaruar se në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari për shkak se nuk kishte vënë maskë.

Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Kjo nuk është hera e parë që Kurteshi bëhet objekt lajmi, pasi në të kaluarën ai njihet në publik për debatet e ashpra me anëtarët e tjerë në KQZ dhe gjuhën e rëndë që përdor.

Kurteshi para se të vihej në pozitën e anëtarit në KQZ, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, gjatë viteve 2017-2019.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove sami kurteshi komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove sami kurteshi

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 10:17

KOSOVË– Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.Sipas Gjykatës, Krivaqa ...