Bota

Për herë të parë pas tetë muajsh, Izraeli regjistron një numër rekord rastesh me Covid-19, si po shkon vaksinimi me dozë

26 Gusht 2021, 13:34 Nga DOSJA
Për herë të parë pas tetë muajsh, Izraeli regjistron

IZRAEL– Izraeli ka regjistruar një record rastesh me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, në bilancin e publikuar bëhet me dije se 10 mijë e një persona të infektuar janë identifikuar vetëm në 24 orët e fundit, më shumë se asnjëherë që nga fillimi i muajit janar.

Gjatë të njëjtës periudhë, humbën jetën edhe 25 persona nga koronavirusi. Izraeli shtë bërë vendi i parë që ka nisur vaksinimin e qytetarëve me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Autoritetet kanë njoftuar se nga fillimi i muajit dozën përforcuese e kanë marrë mbi 1 milion e gjysmë qytetarë dhe është vërejtur se sistemi i tyre imunitar e ka rritur me 97 përqind aftësinë për tu mbrojtur nga sëmundja e rëndë.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael, vend me 9.4 milionë banorë. janë infektuar më shumë se një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje ka nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe është injektuar thuajse 59 për qind e popullsisë me të dyja dozat.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 ne izrael covid-19 ne izrael

Sondazh

Poll