Aktualitet

Bashkia Kuçovë hap portat e rezervuarit, prodhuesit i ngordhin tonelata me peshq, banorët mbeten pa ujë: Kjo është katastr

26 Gusht 2021, 13:10 Nga DOSJA
Bashkia Kuçovë hap portat e rezervuarit, prodhuesit i ngordhin

KUÇOVË– Hamza Qevani, një fermer nga fshati Vodëz në bashkinë Kuçovë, ka denoncuar publikisht Bashkinë Kuçovë se i ka shkaktuar një dëm kolosal pasi ka hapur portat e rezervuarit, duke bërë që i gjithë investimi dhe peshku që kishte blerë ai, të shkonte dëm.

Në një prononcim për Syri TV, Qevani tregon se ka investuar më shumë se 10 milion lekë për të blerë rasatë peshku që e kishte kultivuar në këtë rezervat. Ai shton se pikërisht kur po bëhej gati të hidhte peshkun për treg, Bashkia e falimentoi.

“Miliona lekë dëme, katastrofë.Më falimentuan. Hapja e portave të rezervuarit është bërë nga keqmenaxhimi i punonjësve të bashkisë Kuçovë.Unë kam kontaktuar me Drejtorinë e Shërbimit në këtë bashki, të cilët duhet ta hapnin dhe derdhnin ujin e rezervuarit brenda kuatave të përcaktuara, ndërsa siç e shihni ky rezervuar është kthyer në një vend të shkretë, pa ujë e pa gjallesa,”_ tregon Qevani, duke sqaruar se ai ka lidhur një kontratë me basenin e Fierit dhe të Korçës, të cilave u jep detyrimet e përvitshme të përcaktuara me ligj.

Kjo gjë ka bërë që të kenë humbje edhe banorët e tjerë të fshatit. Ata shtojnë se nuk kanë më as për bagëtitë.

“Tani nuk kemi më pikë ujë, as për të vaditur e as për të pirë bagëtitë. Kjo është katastrofë,ne po thahemi për pikën e ujit, kështu do të na ngordhin edhe bagëtitë,”- tregojnë ata.

Uji i rezervuarit shërbente për blegtorinë dhe për vaditje dhe zbrazja u ka ka shkaktuar banorëve shumë probleme pasi për të siguruar ujë për bagëtinë tashmë atyre u duhet të udhëtojnë me orë të tëra në fshatrat përreth.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne kucove pa uje bashkia kucove hamza qevani banoret ne kucove pa uje bashkia kucove hamza qevani

Sondazh

Poll