Aktualitet

Turku mbërriti me pasaportë false në Sarandë, arrestohet e pastaj lihet i lirë kundrejt pagesës 1 mln lekë

26 Gusht 2021, 12:36 Nga DOSJA
Turku mbërriti me pasaportë false në Sarandë, arrestohet e

SARANDË– Një 38-vjeçar turk ka hyrë në portin e Sarandës me pasaportë false. Në 20 gusht rreth ores 08.40 zbriti në Sarande me tragetin e linjes qe vinte nga Korfuzi 38-vjecari me banim ne Stamboll. Sapo mbërriti ai dorezoi në sportel një pasaporte që rezultoi ALERT.

Pas verifikimeve rezultoi gjithashtu se 38-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara. Shtetasi turk u justifikua se e kishte deklaruar pasaportën e humbur por e kishte gjetur serish, por pas komunikimit të policisë me Interpol Ankara rezultoi se ajo pasaportë ishte lëshuar për një tjetër person dhe jo për 38-vjeçarin.

Gjykata e Sarandes e ka lënë të lirë shtetasin turk kundrejt garancise 1 mln lek te reja, por edhe me detyrimin qe çdo jave, të paraqitet në Prokurorine e Sarandës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turku ne sarande turku ne sarande

Sondazh

Poll