Aktualitet

Grabitje në Pogradec! 16-vjeçarja bashkë me shoqen futen brenda banesës, marrin dollarët dhe dinarët

26 Gusht 2021, 11:57 Nga DOSJA
Grabitje në Pogradec! 16-vjeçarja bashkë me shoqen futen brenda

POGRADEC– Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Një 16-vjeçare së bashku me një të mitur tjetër kanë hyrë në një banesë dhe kanë grabitur dollaë dhe dinarë. 16-vjeçarja është arrestuar ndërkohë që ka nisur procedimi penal për bashkëpuntoren e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne pogradec grabitje ne pogradec

Sondazh

Poll