Aktualitet

Tentoi të përdhunonte 41-vjeçaren në Pogradec, arrestohet 46-vjeçari nga Tirana

26 Gusht 2021, 10:52 Nga DOSJA
Tentoi të përdhunonte 41-vjeçaren në Pogradec, arrestohet

POGRADEC-Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua. Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik në Pogradec. Burri ka tentuar që të kryejë marëdhënie seksuale me gruan pa pëlqimin e kësaj e të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunim ne pogradec perdhunim ne pogradec

Sondazh

Poll