Riinfektohet për herë të dytë! Gazetari Skëndo: E mora nga nëna ime e vaksinuar me Coronavax, unë nuk kam bërë vaksinë
26 Gusht 2021, 11:30Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo është riinfektuar sërish me Covid. Në një lidhje telefonike me ‘News24’ ai u shpreh se virusin e ka marrë nga nëna e tij, e cila dhe pse ka bërë vaksinën është sërish me Covid. Gazetari tregoi se nuk e ka bërë vaksinën pasi beson se trupi i njeriut krijon mburoje kur kalon një herë virusin dhe nuk ka nevojë për vaksinë. Më tej ai shtoi se i beson studimeve dhe do i qëndrojë besnik.
Skëndo : Unë e përjetova dhe vetë, i kam shërbyer nënës që ishte e vaksinuar me dy doza të vaksinës Coronavax, e ka kaluar në shtëpi me gjipera, me trajtim venoz. Nuk pati rëndim të saturimeve, jo vetëm ne po një numër shumë i madh i personave të vaksinuar janë infektuar në masë. Kanë patur prekje në mushkëri po nuk kanë pasur komplikacione të rënda deri në përdorimin e oksigjenit. Vetë kam marrë dhe unë infeksionin nga nëna ime por e mora shumë me vonesë. Unë jam prekur 2 herë nga Covid, forma e dytë është më e lehtë, nuk arrita asnjëherë që të përdorja antibiotik. Konsiderohej si formë e moderuar. Momenti i dytë është para dy ditësh, forma që unë po manifestoj është e lehtë.
Gazetarja: Pse nuk je vaksinuar?
Skëndo : Nëse familjarë të mi që janë me dy doza dhe kanë prekur mushkëritë, unë që nuk e kam bërë vaksinën por kam kaluar Covid po e kaloj më lehtë se ata. Mjekët kanë thënë se mburoja që krijon një person që krijohet nga momenti kur e kalon virusin është i barabartë me vaksinën, kështu kanë thënë studimet dhe unë i qëndroj besnik.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Qindra qytetarë qëndrojnë në radhë në sportelet e aeroportit të Rinasit.Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen qytetarë të kombësive të ndryshme që ...
SHKODËR– Policia ka arrestuar disa persona në Shkodër pasi kultivuan lëndë narkotike. Në mesin e tyre është dhe kryeplaku i fshatit Bajzë në Shkodër. Kësht...
TIRANË- Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka zbardhur disa nga detajet e dëshmisë së Bledar Selmanajt, i arrestuar dje nga policia si autori i vrasjes së 25...
POGRADEC-Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua. Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik në Pogradec. Burri...
TIRANË– Blendi Fevziu ka ndarë një shqetësim me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka vizituar nga afër Pemën më të vjetër të Tiranës, Rrapin...
DURRËS– Tre persona janë proceduar në Durrës pasi kanë organizuar një protestë që sipas policisë ishte e paligjshme. Personat me inicialet A. M., 50 vje&cc...
DURRËS– Porti i Durrësit njofton të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Italisë, se trageti i linjave GNV dhe Adria Ferries ka pësuar defekt...
Në hyrje të fshatit Plirzë, në aksin rrugor Berat- Skrapar, një tabelë e madhe e vendosur në anë të rrugës i drejton udhëtarët drejt malit të Tomorrit. Disa pol...
TIRANË– Rrjeti është mbushur me video nga të rinjtë që mendojnë se në portin e Sarandës është ankoruar jahti i Jeff Bezos. Në ‘Tik Tok’ ata shkruajnë se pë...